Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Do të përçajmë Shqipërinë/Rudina Hajdari: Mediet më sulmuan për qëllimet e tyre

Do të përçajmë Shqipërinë/Rudina Hajdari: Mediet

Gjatë fjalës së saj në parlament ditën e sotme, deputetja Rudina Hajdari, fillimisht vëmendjen e kaloi te seanca e kaluar, për të sqaruar se deklarata e saj " do të përçajmë Shqipërinë", është marrë në kontekstin e gabuar. Ajo u shpreh se fjala e saj u përdor nga media të caktuara për të zhvendosur vëmendjen në një diskutim të pavlerë. Qëllimi i saj, sipas Hajdarit, është të ringrejë të djathtën shqiptare. "Më lejoni pak të ndalem te seanca e kaluar. U prit me shumë sulme ndaj meje. Shpesh sulmet mediatike kanë për synim zhvendosjen e vëmendjes. Ajo që më preku më shumë, është se u përmend fjala përçarje. Kjo nuk është e duhura, ne duam të ringrejmë të djathtën shqiptare. Ne punojnë

dhe përgatitemi për të bërë ballë një opozitë të fortë. Dashuria për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim e ti. Kjo dashuri mban gjallë kujtimin e tij brenda meje. Unë kurrë nuk do të zhgënjej popullin shqiptar apo ta përçaj atë", tha deputetja Hajdari./L.F-dritare.net