Djali i vogël i Azem Hajdarit, i bashkohet protestës së studentëve: Vij si shok

Protestës së studentëve i është bashkuar edhe djali i vogël i Azem Hajdarit.

Azem Hajdari Junior tha se i është bashkuar protestës së studentëve si një shok dhe jo si përfaqësues partiak.

“Ka ardhur momenti mes të qenit gozhda apo çekiçi, ne duhet te jemi çekiçi i ndërtimit të ardhmes tonë. Në kuptimin përplasemi me mish dhe me shpirt për të drejtat tona, njerëzit duhet të zgjedhin ose të shtypen. Këta trima po tregojnë se vërtet do jenë çekiça të të ardhmes së tyre. Të gjithë këto të rinj që janë këtu do jenë në profesione që do të kenë ndikim në të ardhmen tonë, apo të fëmijëve.Njerëzit nuk e kanë më vlerën PD apo PS. Babai im ka qenë student, unë vij si shok i këtyre të rinjve, që të jemi arkitekt i së ardhmes sonë.”,- tha ai./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Durrës/ Bie aksidentalisht nga pallati, 62-vjeçari humb jetën

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.