Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Dashi

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Venusi dhe Marsi do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua zbukurojnë jetën. Nuk do keni asnjë lloj problemi. Pas një kohë jo shumë të mire për jetën në çift, sot do krijohet një klimë më e ngrohtë dhe më romantike. Do afroheni më shumë me partnerin dhe do ndiheni të qetë në shpirt. Lidhja juaj do konsolidohet më tepër. Ju beqarët do kërkoni shumë, por as sot nuk do e gjeni atë që kërkoni. Në punë planetët do iu japin të gjitha aftësitë e nevojshme për të kaluar vështirësitë. Do vrojtoni gjithçka me kujdes dhe intuita nuk do ju çojë në drejtim të gabuar. Financat do kenë përmirësime falë një shume të madhe që do merrni nga familjarët. Ja që sado të debatoni ata përherë do i keni mbështetje

Demi

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Qeshni e vetëm qeshni gjatë kësaj dite. Vetëm me optimizëm do mund të kaloni çdo gjë dhe sfidat do ju duken më të lehta. Priten momente shumë të bukura. Nëse keni një lidhje, lëreni më të lirë partnerin dhe mos e teproni në asnjë moment me xhelozinë. Nëse ai ka ndërmend të bëjë diçka askush nuk do mund ta pengoje, madje as ju. Sipas Dritare.net, ju beqarët do mundoheni me çdo mënyrë ta bëni për vete personin që pëlqeni prej kohësh dhe me ndihmën e një mikeshe do e arrini qëllimin. Në punë, me Marsin si mbështetje do jeni të aftë të kaloni çdo pengesë dhe të dilni në krye. Nuk do tregoheni aspak të dobët sado që të mundoheni. Në planin financiar tregohuni më largpamës dhe më rigorozë.

Binjakët

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Sado që të mundoheni të ruani një klimë të qetë gjatë kësaj dite nuk keni për t’ia dalë dot mbanë. Jupiterin dhe Neptunin do i keni kundërshtarë të fortë. Për ju të dashuruarit do lindin divergjenca me atë që keni në krah dhe kjo do iu bëjë të ndiheni keq. Hidheni ju hapin e parë për tu treguar tolerantë pasi nuk do pendoheni. Për ju beqarët do ketë takime impresionuese, por nuk duhet absolutisht të filloni që sot lidhje. Në punë do bëni gabimin e madh të qëndrimin në një vend duke pritur. Mos shpresoni se të tjerët do bëjnë përpjekjet për ju dhe ju do merrni përfitimet pasi do gaboni rëndë. Gabimet që keni bërë në të kaluarën me financat do i japin pasoja. Kujdes me shpenzimet sepse mund të ngeleni pa asnjë para.

Gaforrja

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Projektet që keni filluar do ju sjellin më shumë kënaqësi gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë dialogu gjithë kohës dhe do ia kaloni mirë me partnerin. Ditë emocionuese dhe drithëruese do jetë kjo e sotmja edhe për ju beqarët. Një person interesant do bëjë gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Në fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Në punë posti i fundit që keni marrë do ju pëlqejë akoma më shumë falë ngjarjeve që do rrjedhin sot. Mund të merrni promocione, përgëzime dhe vlerësime të vazhdueshme. Shefat do ju kenë më sy shumë të mirë. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo hap që do hidhni.

Luani

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të qartë në mendime dhe do dini kur dhe si t’i hidhni hapat. Probleme nuk kanë për t’iu ndodhur asnjë moment. Ju të dashuruarit nuk do keni as problemin më të vogël me partnerin dhe do ndiheni të qetë. Dashurohuni ashtu si e ndjeni pa menduar aspak për të ardhmen dhe për të tjerët. Ju beqarët nuk do ndiheni më vetëm falë një takimi të nxitur nga shumë planetë. Nëse ju rreh zemra me shikim të parë dijeni se ai është i duhuri. Jeta profesionale do ecë me ritme më të shpejta. Do ndiheni më gati se kurrë për të kaluar edhe një humnerë të madhe të cilën as nuk e keni menduar më parë. Shlyejini sa më parë borxhet që keni në mënyrë që financat të fillojnë të stabilizohen.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të keni etje për pavarësi dhe mund të tregoheni të pamatur. Dijeni se po gabuat sot edhe e nesërmja do jetë delikate. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e dyzuar. Nga njëra anë do ia shprehni ndjenjat partnerit dhe nga ana tjetër do tregoheni shumë xhelozë. Kujdes sepse atij mund t’i vijë në majë të hundës kjo sjellje. Ju beqarët duhet të sqaroheni njëherë me veten tuaj e pastaj të joshni. Në punë do jeni dinamikë, por kjo gjë mund të shndërrohet shpejt në nervozitet. Bëni mirë të kontrolloni impulsivitetin sepse ai do ju sjellë probleme të mëdha. Financat do jenë prioritet për ju. Nëse vazhdoni me të njëjtin ritëm shumë shpejt do keni përmirësime.

Peshorja

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Kjo ditë do ju mundësojë të tregoni gjithë talentin që keni dhe të gjitha aftësitë në çdo lloj fushe. Ju të dashuruarit do jeni sharmantë, joshës dhe me humor shumë të mirë. Së bashku me partnerin do provoni eksperienca të reja dhe do ndërmerrni sfida. Gjithçka do shkojë për mrekulli. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të turpshëm me personat që do takoni nëse duan të krijojnë një lidhje. Në punë, Mërkuri do ju detyrojë të lëvizni dhe të kërkoni kudo zgjidhje për të gjitha problemet që do ju dalin. Dita pritet të jetë e trazuar dhe me të papritura. Sipas Dritare.net, në planin financiar, fati do jetë në anën tuaj kështu që do keni mundësi të kryeni edhe transaksione.

Akrepi

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Saturni do ua zbukurojë ditën e sotme. Do dini të keni besim, të jeni të besueshëm dhe do lundroni në një det lumturie. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e mirë. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja më të forta që duhet ta ruani sa më gjatë. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe të tentoni të joshni. Në punë do arrini pak nga pak t’i çoni gjërat në rrugën e duhur pavarësish pengesave dhe sfidave që do ju dalin para. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione të rëndësishme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Falë Venusit do arrini të ndani gjërat sot, do jeni më filozofë dhe do bëni çfarë të mundeni që të pajtoheni me të gjithë. Jeta në çift do jetë e qëndrueshme. Do bashkëpunoni gjatë gjithë kohës dhe nuk do keni kontradikta. Vazhdoni në këtë rruge dhe e ardhmja juaj do jetë e ndritur. Për ju beqarët ka gjasa të ketë dashuri me shikim të parë. Nëse ai që do takoni iu pëlqen tej mase, mos ngurroni të shpreheni sepse nuk ka asgjë të keqe. Në punë do jetë ditë e ngarkuar dhe nuk do jeni asnjë moment të qetë. Herë pas here do ndiheni nën presion. Të ardhurat do përmirësohen paksa megjithatë nuk është dita për shpenzime te mëdha. Sa më të matur të jeni aq më mirë do jetë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do refuzoni të bëni atë që do ju thonë dhe kjo do e acarojë atmosferën. Do jeni tej mase kokëfortë. Për ju të dashuruarit dita do jetë paksa delikate. Do ndiheni të plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë të merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ju beqarët do hipnotizoheni nga ideja se nuk mund të jetojnë dot më vetëm. Mos bëni gabime të cilat nuk do ia falni dot vetes. Në punë gjithashtu duhet të bëheni të duruar dhe të mundoheni të forconi komunikimin me ata që keni pranë. Po nxituat dhe po u treguat mendjemëdhenj do keni veçse humbje. Marsi do sjellë turbullira në planin financiar. Kujdes me çdo hap që do hidhni dhe shpenzoni përherë me maturi.

Ujori

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Edhe pse nuk parashikohet të ndodhë asgjë e keqe gjatë kësaj dite, mirë është që në çdo moment të reflektoni para se të veproni. Pozicionimi jo i mirë i Saturnit në qiellin e dashurisë, do ndikojë negativisht tek jeta sentimentale nëse jeni në një lidhje. Mos u tregoni shumë autoritarë dhe posesivë. Ju beqarët do jeni joshës dhe mund të keni mundësi për të filluar aventura kalimtare. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe planetët do i keni mbështetje të madhe. Mund të keni ndonjë konflikt të vogël me kolegët, por do e kaloni pa e kuptuar fare. Në planin financiar mos i besoni intuitës, por mendohuni mirë para se të bëni çfarëdo lloj shpenzimi. Vetëm kështu do shmangni problemet.

Peshqit

Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Ka mundësi që gjatë kësaj dite t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës sociale dhe mund t’ia mbathni në vende të këndshme me miqtë tuaj. Qetësia do mbizotërojë në çdo moment për ju që jeni në një lidhje. Nga ana tjetër do jeni më të disponueshëm të bëni përpjekjet e duhura që të krijoni një klimë sa më harmonike. Për ju beqarët do favorizohen lidhjet afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do iu jepet. Në punë situatat do jenë stresuese në disa raste. Detyrat që keni do kërkojnë bashkëpunim më të madh dhe vendosmëri.. Në planin financiar tregohuni sa më të matur dhe të kujdesshëm. Po gabuat do keni probleme serioze. /dritare.net