Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Diskutimi me dyer të mbyllura i Ramës me Nanon, Bufin dhe Pëllumbin

Diskutimi me dyer të mbyllura i Ramës me Nanon, Bufin dhe
I dashur shoku Fatos,

Unë të falenderoj nga zemra për pranimin e ftesës që të jeni pjesë e fondacionit "Qemal Stafa" të drejtuar nga shoku Saimir Tahiri. Ky do të jetë një rast i shkëlqyer që t'ju tregojmë brezave të rinj të socialistëve, përvojat Tuaja, si kryeministër. Ky është një rast i shkëlqyer të tregoni sa bukur funksionon intriga në partinë tonë dhe sesi zakoni për t'ia futur sho-shoqit nuk është i sjellë nga unë, por i gjetur mes jush. Prania e shokut Ylli Bufi do jetë një mundësi edhe për materializim me shembuj sesi Ylli deshi ta fuste Ty tek Berisha i cili tha shprehjen e famshme se "Ty ta bënë shokët e tu", por njëkohësisht edhe sesi ti e fale.

Ylli mund t'iu mësojë brezave që vijnë se parimi "kush rron me shpatë nga shpata vdes", e transformuart në "kush ia fut shokut, e ha një ditë vetë", është shembull i gjallë tek Ylli. Ai ta futi ty dhe unë ia futa atij.

Por nëse kjo humbet larg në histori dhe praktikantët e rinj mund ta ngatërrojnë Ylli Bufin me Qemal Stafën, është Saimiri që e ka të freskët sesi ia futa dhe qe duke lënë leshtë. Megjithatë Saimir mos e bëj gjumin e qetë.

Filizave të rinj do ju japë mësim edhe shoku Servet. Të falenderoj Servet që në këtë moshë të nderuar në vend se të merreshe me nipërit e tu, vjen e merresh me çiliminjë rilindas. Ata do kenë mundësi të lexojnë librat e tu ku shan Fatosin, dhe do habiten sesi prapë rrinë bashkë dhe e honepsin njeri-tjetrin.

Këtu kemi edhe shokun Rukaj të cili e bëra qepaze para ca muajsh duke i thënë që më kishte vjedhur zhgaravinat që bëja në mbledhje të qeverisë se donte t'i shiste. Ai do iu tregojë sesa i duruar duhet të jesh me shokët edhe kur të shajnë. Gjithsesi unë nuk besoj se Et'hemi m'i dorëzoi nga qejfi, por kur e pa se nuk vlenin një lek, mendoi të bëhej i mirë me mua.

Të dashur shokë. Ju shoh ju dhe habitem: Nuk është hera e parë që tallem me ju. Kam bërë këshillin e pleqve, pastaj të senatorëve, tani fondacionin, organizma që nuk kanë as zinxhir për të dredhur, dhe ju prapë vini? Sa herë ju shoh sa leshko jeni, pendohem si qeni që nuk ua mora partinë që në 1991-shin.

Gjithsesi, ju uroj punë të mbarë. Ça të keni ndonjë hall dogane apo leje ndërtimi, më shkruani sms. Nuk do mbeteni pa gjë. Vetëm mos e hapni shumë oreksin.

Ju uroj punë të mbarë!/dritare.net