Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detyrat e vështira me të cilat do të përballet Boris Johnson këtë vit

Detyrat e vështira me të cilat do të përballet Boris Johnson
Konservatorët me në krye Boris Johnson, fituan përballë laburistëve zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Tashmë një sfidë e madhe e pret kryeministrin britanik. Në listën e planeve , kryesojnë disa pika, të cilat janë primare sipas anglezëve dhe duhet të zbatohen sa më parë. Ndër to:

  1. Dalja nga Bashkimi Evropian, dhe nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë
  2. Fonde shtesë për NHS (Shërbimin Kombëtar të Shëndetit)

Konservatorët premtuan fonde shtesë për NHS. Por fondet nuk janë zgjidhja e problemit. Kjo sepse, kërkesa për kujdesin ndaj pacientit, po rritet frikshëm, informon dritare.net, por ekipet mjekësore nuk mund ta përballojnë këtë kërkesë. Zgjidhja e këtij ngërçi kërkon jo vetëm para por kohë dhe plane të sakta.

  1. Një ndër problemet më të mëdha, që Johnson premtoi se do t'i japë drejtim, është kujdesi shëndetëso për të moshuarit dhe personave me aftësi të kufizuar. Prej më shumë se 20 v jetësh, informojnë mediet britanike, qeveritë nuk e kanë reformuar kujdesin shëndetësor për këto persona. Plani i qartë, që kryeministri premtoi në korrik nuk është materializuar, nuk është ende i qartë, por në fjalën e tij ai tha se "Askush nuk do të shesë më shtëpinë, për të paguar kujdesin shëndetësor për këto grupe". Një punë e vështirë e pret Johnson, edhe në këtë drejtim.
  2. Politikat për ndryshimet klimaterike./L.F-dritare.net