Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet/ Shqipati i vrarë në Belgjikë është nipi i drejtorit të OSHEE, që u vra në Rrëshen

Detajet/ Shqipati i vrarë në Belgjikë është nipi i
Në kohën kur vrasja e Kreshnik Gjinit në Belgjikë vijon të jetë e pazbardhur, dalin detaje të tjera nga autoritet policore shqiptare. Gjini rezulton të jetë nipi i Sajmir Jakut ish – drejtorit të OSHEE për veriun, i ekzekutuar paraditen e 9 shtatorit të vitit 2016.

Por a kanë lidhje dy ngjarjet me njëra – tjetrën? Drejtoria e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ka dyshime të arsyeshme se po. Burime të sigurta i pohuan tvklan.al se janë në total 3 vrasje që kanë ndodhur në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë që derivohen nga një konflikt mes dy familjeve me influencë në qytetin e Rrëshenit.

Rrëshen – 9 shtator 2016 (Sajmir Jaku) 

Dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku është qëlluar me kallashnikov , teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit bashkë me një shok të tij. Autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan

Itali- 28 Prill 2017 (Gasper Reçi) 

Itali- Një shqiptar është ekzekutuar më 4 plumba në Romë. Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23: 30 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje. Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Belgjikë 06 Shtator 2017 ( Kreshnik Gjini) 

Kreshnik Gjini 31 vjeç u ekzekutua mesnatën e së martës dhe të mërkurës në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane. Kreshnik Gjini punonte kamarier në një lokal në Saint-Denis. Mbrëmjen e së martës, ai mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës. Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit. Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri./Tvklan