
Detaje të reja nga dosja/ Gruaja e ish-ministrit Tahiri udhëtoi me Habilajt
E Hënë 28 Tetor 2019, 15:03
Dritare.net

“Edhe për sa i përket lëvizjes së përbashkët në të njëjtën kohë, në vajtje dhe kthim, dhe me të njëjtën linjë destinacioni (08.07.2014-10.07.2014), Rinas-Fiumicino-Rinas, linja ajrore e shoqërisë “Alitalia”), të të pandehurit në procedim të lidhur Moisi Habilaj dhe të bashkëshortes dhe babait të pandehurit Saimir Tahiri, rezulton se biletat e udhëtimit të tyre janë paguar veças, Moisi Habilaj i ka paguar me kartë krediti nëpërmjet faqes së internetit të shoqërisë “Alitalia”, ndërsa bashkëshortja dhe babai i të pandehurit i kanë paguar “Cash” në agjencinë e udhëtimit. Në fashikullin e gjykimit nuk ka të dhëna për shpenzimet dhe pagesat e kryera jashtë shtetit në këtë rast.",- thuhet në dosje./K.C/dritare.net

















