Detaje/ Breshëri plumbash në Kamëz, ka të plagosur
E Enjte 25 Tetor 2018, 22:10
Dritare.net
Raportohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Elez Bodisha, 50 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri drejt banesës së Bodishës ku ka dhë një ambient që e përdor edhe si bar-kafe duke zbrazur rreth 20 plumba.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hasmërie./ I.M-Dritare.net