Deputetja socialiste: Karriera politike e Saimir Tahirit ka përfunduar dje

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, e ftuar në “report Tv” ka thënë se karriera politike e Saimir Tahirit, ka përfunduar një ditë më parë, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burg, që u konvertua në 3,4 vite shërbim prove.

Felaj, është bazuar tek ligji i dekriminalizimit, dhe ka thënë se ky ligj ia mbyll karrierën politike Tahirit.

“E penalizon ligji i dekriminalizimit pas vuajtjes së dënimit. Çdo person që dënohet penalizohet në ligjin për dekriminalizimin. Patjetër është një dënim që e penalizon.

Nuk mund të zgjidhet apo të ushtrojë funksione publike. Ne çdo rast duhet ti referohemi një vendimi përfundimtar.

Nëse flasim për një vendim përfundimtar ligji është i qartë, vendos pengesa për personat që janë dënuar me burgim” tha ajo.

Por a ka përfunduar karriera e Tahirit me këtë vendim?

“Karriera e çdo kujt do të përfundojë nëse do të kishte këtë dënim” theksoi Felaj.

Por a e përjashton Saimir Tahirin edhe nga funksionet partiake në PS përfundimisht dënimi nga Krimet e Rënda?

LEXO DHE :  Klea Huta publikon mesazhin: Sa herë bëni dasmë ju vipat, bie tërmet

“Askush, as PS dhe as tjetër nuk është në gjendje të gjëmojë bindjet e brendshme të dikujt, as për rastin në fjalë nuk do të kisha një përgjigje.

Por për të filluar punë në institucione ku zgjidhesh në administratë apo tjetër kemi vendosur pengesa për ata që kanë dënime me burgim, apo është dhënë një masë sigurimi nga një shtet i BE-së dhe është disponuar një masë dëbimi.

Nëse i rrimë strikt e shoh të pamundur që në një afat kohor të gjatë ti rikthehen jetës publike apo ushtrimin të funksioneve.

Nuk di ndonjë rast që PS-ja të ketë inkurajuar dikë që të qëndrojë nëse është zbuluar nga ligji i dekriminalizimit.

Kjo është një sjellje e mirë, Rama është shprehur i pari për të përmirësuar ligjin.

Ne kemi ligjin, këtë barrierë kemi vendosur të jetë më e fortë dhe e qëndrueshme prandaj duam ta përmirësojmë” tha ajo./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.