
Deputeti i Merkel: Gjermania nuk do të lejojë hyrjen e Shqipërisë në BE pa u plotësuar kriteret e Kopenhagenit
Dritare.net

Reagimi
“Problemi kryesor është së politika Shqiptare implementon nën presion nga komuniteti ndërkombëtar vetëm reformat e domosdoshme. Në letër, Shqipëria ka një nga sistemet konstitucionale më të mira në Europë. Por fatkeqësisht vetëm në letër. Në përgjithësi, korrupsioni është akoma i përhapur. Procesi i Vettingut po ecën shumë ngadalë, vetëm një grusht i vogël gjykatësish janë kontrolluar gjatë procesit. Ka shumë lidhje të pazgjidhura midis qarqeve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. Politikanët shqiptarë ndikojnë mbi njerëzit kurdoherë që të jetë e mundur. Për shembull, në procesin e marrjes në punë në sektorin publik. Fatkeqësisht, dikush ka mendimin se reformat janë bërë vetëm si rrjedhojë e kërkesës së Bashkimit Europian dhe sepse Bashkimi Europian e kërkon këtë gjë.
Me pak fjalë, unë e kam humbur besimin që politikanët po e ndërtojnë axhendën e tyre sepse reformat janë të mira për vendin e tyre dhe për të gjithë popullin në Shqipëri. Aksidentalisht, unë gjithashtu kam humbur stilin e nevojshëm politik për t’u marrë me politikanët shqiptarë. Kjo nënvizohet edhe si pasojë e sharjeve dhe fyerjeve ndaj kolegut tim Gunter Krichbaum, po aq dhe nga sjellja e qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës në parlament. Në vend të politikës konstruktive, diskretitimi dhe tallja ndaj opinioneve të kundërta është bërë shpesh shënjestër e goditjeve të pakuptimta. Me respekt të thellë e them se, është vetëm në dorë të Shqipërisë të vazhdojë rrugën në drejtim të Bashkimit Europian. Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që të jetë, hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa u plotësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagenit”./ I.M-Shekulli

















