Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Denoncim nga Gjeneva për makinën me targa diplomatike fallco

Denoncim nga Gjeneva për makinën me targa diplomatike fallco
Ne që ju shkruajmë jemi disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe duam të denincojmë në dritare.net një skandal në diplomacinë shqiptare, që ndodh në Gjenevë. Një makinë private i vendosen targa zyrtare shtetërore CD, si të jetë makinë shteti, domethënë e MPJ. Dhe jo vetëm kaq, por kjo makinë drejtohet nga një person që nuk është diplomat dhe për më shumë nuk është shqiptare, por nënshtetase e huaj (ish-nënshtetase shqiptare).

Pronare e makinës është punonjësja e Misionit të Shqipërisë në Gjenevë, Dorina Xhixho (bija e Pirro Xhixhos, drejtor i AKEP)e cila në këtë formë veç priviligjeve që gëzon nga kjo targë e famshme, shmang nga shteti zvicerian edhe taksat direkte dhe indirekte të makinës.

Kjo makinë gëzon të gjitha privilegjet e makinave shtetërore, imunitetin dhe lehtësitë dhe nuk ndalohet kurrë prej askujt dhe askund. Normalisht gjithçka është aprovuar, firmosur dhe vulosur nga Shefja e Misionit Filloreta Kodra. Si ia kanë arritur t'ia hedhin edhe shtetit në Zvicër me dokumenta, kjo është një çështje për t'u investiguar.

Dritare.net, këtë informacion që po ndajmë me ju, ne e kemi dërguar edhe tek Drejtoria e Policisë së Kantonit të Gjenevës, Zyra e Protokollit në OKB Gjenevë, Misioni i Zvicrës në Gjenevë, Zyra e Regjistrimit të targave. Jemi të bindur që personat përgjegjës do të vihen para përgjegjësisë ligjore.

Nga Policia në Gjenevë kemi marrë përgjigje falenderuese për denoncimin e faktit dhe në ditët në vazhdim, Policia do të marrë masat e saj. Pavarësisht kësaj, kjo makinë tek ata, me këtë targë, duket si të jetë makinë e MPJ, ndaj dhe besojmë se masat duhet të merren paraprakisht nga pala shqiptare për të shmangur çdo incident diplomatik që do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë. Ju falenderojmë!CivilSocietyAlbania