Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmeti dëmton pallatin e ri në Golem, banorët kërkojnë ndihmë

Tërmeti dëmton pallatin e ri në Golem, banorët
Tërmeti 6.4 ballë që goditi Durrësin dhe Tiranën më 26 nëntor përveç viktimave dhe të plagosurve ka lënë dëme të mëdha në ndërtesa.

Një pallat i ndërtuar në 2018-ën, në Golem ka pësuar dëmtime të mëdha, dhe banorët duan që ky pallat të inspektohet nga specialistë.

“Kjo godinë është e re dhe nuk ka më shumë se 2 vjet që banohet e është në gjendje katastrofike. Është ndërtuar më 2018. Thjesht duhet të vijnë strukturat përkatëse dhe të shikojnë nëse ky pallat është më i banueshëm apo jo. Nuk ka ardhur askush që të interesohet. Ne duam të dimë nëse ia vlen të jetojmë më apo jo në këtë godinë. Shembja e mundshme e pallatit mund të rrezikojë edhe banesat përreth”, tha një banor./K.C/dritare.net