Dëme në Gjykatën e Apelit, protestuesit e maskuar thyejnë xhamat dhe futen brenda godinës
Monday 19 October 2026, 15:03
Dritare.net
Ambientet e Gjykatës së Apelit janë dëmtuar gjatë protestës, pasi një grup protestuesish të maskuar kanë sulmuar godinën, duke thyer xhamat dhe duke shkaktuar shkatërrime.
Pamjet nga brenda godinës tregojnë dëmet e shkaktuara në ambientet e gjykatës.
Sipas informacionit të raportuar, një grup të rinjsh me maska kanë thyer xhamat dhe kanë hyrë brenda ambienteve të institucionit.
Në momentin e sulmit, brenda godinës ndodheshin edhe punonjës të gjykatës.