Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Del autopsia: Ja pse u mbyt futbollistja shqiptare

Del autopsia: Ja pse u mbyt futbollistja shqiptare
Janë zbardhur shkaqet e vdekjes së futbollistes me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili, e cila u mbyt disa ditë më parë në ujërat e liqenit të Comos në Itali.

Pas tre ditësh kërkime, marina italiane gjeti ditën e djeshme trupin e Florijanës dhe pas autopsisë është arritur në konkluzionin se ka pësuar arrest kardiak.

Kreu i marinës, Gianfranco Montini ka shpjeguar për mediat se ky rast ka qenë tronditës, “Megjithëse ne jemi profesionistë dhe kemi nxjerrë shumë trupa të pajetë, ky moment ishte mjaft tronditës për ne. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me punën tonë dhe që arritëm të kthejmë trupin te familja që priste e stresuar për informacion nga ne”.

Sipas medieve italiane, futbollistja e Young Boys dhe e përfaqësueses së Zvicrës nuk ka marrë në konsideratë një këshillë serioze, që lidhet me ndryshimin e madh të temperaturave jashtë dhe në ujërat e liqenit të Comos, duke pësuar kështu infarkt, pasi është hedhur në ujë pa e parapërgatitur më parë trupin për ndryshimin drastik të temperaturës.

Pushuesit rekomandohen që të lagin trupin gradualisht dhe më pas futen në ujë./e.k-Dritare.net