Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklarata e Pendarovskit për negociatat, reagon Rama

Deklarata e Pendarovskit për negociatat, reagon Rama
Presidenti i Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar BE-së ndarjen nga Shqipëria në procesin e diskutimit për zgjerimin dhe hapjen e negociatave. Fill pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeministri Rama në Twitter ku shkruan:

"Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!"

Kujtojmë se presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shprehur se Shqipëria tani është rrëmujë, ndaj duhet që në rrugën e integrimit secili shtet të jetë i veçuar.

 “Problemi më i madh është ndarja me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë dhe ne jemi veçuar’" thotë ai. /L.F-dritare.net