Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklarata e Bashës për vendimin e KE, Rama: Sajo artist, sajo!

Deklarata e Bashës për vendimin e KE, Rama: Sajo artist, sajo!
Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha se Këshilli Europian tërhoqi vëzhguesit nga Shqipëria, për zgjedhjet lokale, pasi e ka kuptuar që janë të paligjshme, ka reaguar kryeministri Rama.

Përmes një statusi në Twitter, Rama shkruan se Basha çdo ditë ka një sajesë të re, dhe mezi po pret të dëgjojë se çfarë do të thotë kur rrena të dalë në shesh.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë,s’zhgënjen asnjë ditë o Njish?Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme??Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh?Apo rrena tjetër gati??”, shkruan Rama./E.B-dritare.net