
Debati për zgjerimin, Tusk: Gabim që Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk iu çelën negociatat
E Martë 22 Tetor 2019, 11:11
Dritare.net

“Liderët e BE patën një debat të vështirë mbi zgjerimin në këshillin e BE-së. Pas rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pavarësisht kësaj, unanimiteti i kërkuar nuk ishte i mundur javën që lamë pas.
Sipas opinionit tim, ky ishte një gabim të cilin ua kam thënë liderëve të BE-së madje ishte pak më i drejtpërdrejtë. Tani vetëm mund të shpresoj se liderët e BE-së të nxjerrin konkluzionet e duhura dhe ta diskutojnë procesin e zgjerimit përpara samitit të Zagrebit që mbahet në Maj të vitit 2020", u shpreh Tusk./E.B-dritare.net

















