

Ish-traneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Giani De Biazi, do të rikthehet në profesionin e tij, për të drejtuar një kombëtare.
Mediat italiane shkruajnë, se De Biazi pritet që të marrë drejtimin e futbollit iranian.
De Biasi ka biseduar me drejtuesit e Federatës Iraniane të Futbollit me këta të fundit që i kanë ofruar një kontratë prej 2 vitesh e gjysmë duke menduar edhe për Botërorin e Katarit. / I.M-Dritare.net

















