Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dashamir Shehi: Data 13 Tetor nuk është e përshtatshme për zgjedhje

Dashamir Shehi: Data 13 Tetor nuk është e përshtatshme për
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, në një intervistë në emisionin "Ditari", gjatë diskutimit për situatën politike në vend, u shpreh se data 13 tetor nuk është e përshtatshme për të zhvilluar zgjedhjet. Por, sipas tij, ato duhet të mbahen pasi janë dekretuar nga presidenti.

“Në zgjedhje do të shkohet detyrimisht, pasi nuk kemi kërkuar shkëmbim pushteti. Por, unë gjykoj që 13 Tetori nuk është data e përshtatshme pasi është shumë afër për t’u plotësuar pretendimet tona. Ne kemi pretenduar për një qeveri tranzitore. Por, na pëlqen apo nuk na pëlqen, duhet shkuar në datën 13 Tetor në zgjedhje, pasi e ka dekretuar Presidenti”, tha kreu i LZHK-së.

Më tej Shehi tha se në gusht nuk do të ketë protesta, por gjatë vjeshtës ato do të vijojnë intensivisht./L.F-dritare.net