Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Dalin fotot me Armelën, Anaidi flet hapur: S’ka asgjë mes nesh.

Dalin fotot me Armelën, Anaidi flet hapur: S’ka asgjë mes nesh.
Një foto e tyre bashkë ka nxitur spekulimet për atë se çfarë mund te ketë mes Anaid Kalotit dhe Armela Hysenit, ish-banores së “Big Brother 9”. Ata duket të jenë në marrëdhënie miqësie, por fakti që po shoqërohen shumë bashkë ka bërë që të ngrihen dyshime mbi atë çfarë mund të ndodhë më vonë.

I kontaktuar nga Anabel.al, fituesi i “Big Brother 6” tha se nuk ka asgjë më shumë se miqësi mes tyre. Anaid Kaloti sqaron se ka gati një vit që është single, ndoshta për këtë mediat kanë nisur të rrëmojnë.

S’ka asgjë mes nesh.”, shprehet Anaidi, “Jam single prej një viti. Ka ca kohë që sikur jam pjekur pak... kam lënë menjanë këto “shoqëritë e hallakatjes” dhe po organizohem me rrethin e ngushtë, ata më të afërtit.” Ai sqaron se s’ka asgjë me Armelën; gjithçka fillon dhe mbaron me ndonjë gotë: Me Armelën s’ka asgjë për t’u marrë seriozisht. Fillon dhe mbaron gjithçka kur banakieri hedh verën në gotë dhe kur kamarieri mbyll llogarinë. Pas kësaj, gjithsekush për vete, Zoti për të gjithë.” Flirte ka patur me shumicë, por Anaidi tregon se momentalisht nuk është i interesuar për dikë. Flirti është gjithmonë prezent, por duke shmangur atë pjesën fëmijërore që tani e kam lënë pas dhe madje, të vjen keq kur e kujton, ngaqë të duket vetja i rritur. Tani po i marr gjërat më shtruar, më qetë dhe po i mendoj më gjatë.” Ai thotë se ka ndryshuar tani; nuk është më ai “bad boy” i Big Brother-it, që u nda nga Armela menjëherë pasi doli fitimtar nga shtëpia; është bërë gati-gati romantik!

Ka ndryshuar çdo gjë. Kam kaluar nga epoka “hey sexy!” tek “nëqoftëse do ishe një lule, do të kujdesesha për ty si për vaktin e mëngjesit.”