
Çuna, këto këmisha duhet t’i keni në dollap patjetër!
E Enjte 11 Korrik 2019, 21:09
Dritare.net

Këto janë këmisha që nuk dalin kurrë nga moda.
Këmisha Oxford
E krijuar nga John
Brooks në vitin 1896, këmisha Oxford u bë menjëherë klasike. Është perfekte për
çdo rast, qoftë për ndonjë dasëm apo për zyrë.
Këmisha me jakë kubane
Me krahë të shkurtë dhe jakë të hapur, kjo këmishë është esenciale për verë. Me dizajne shumë ngjyrëshe dhe materiale të rehatshme, do dukeni shumë shik dhe komod.
Këmisha Denim
Kjo këmishë do t’ju bëjë
të dukeni shumë “cool”. Është këmishë që nuk del kurrë nga moda dhe gjithnjë
duket bukur./ I.M-Dritare.net

















