Çudit këshilltari i Kadri Veselit: Albin Kurti është i admirueshëm, për inteligjencën e qëndresën!
E Mërkurë 9 Tetor 2019, 21:09
Dritare.net
Nurellari: Albin Kurti nuk i ka borxh askujt, është i bërë vetë, mundësia e tij për të shkëlqyer është e jashtëzakonshme, i ka të gjitha në dorë. Albin Kurti ka një mundësi fenomenale, dorën në zemër, për të bërë ndryshimin në Kosovë, edhe pse e ka të vështirë, sepse janë premtime të ekzagjeruar. Borxh nuk i ka askujt, është i bërë vetë, atë mund ta duash, e mund ta urresh, por është i bërë vetë. Ai e ka mundësinë të ketë frenat në dorë, i ka kaluar të gjitha fazat, nga struktura, tek inteligjenca e qëndresa, ai është i admirueshëm, nuk ka asnjë pikëpyetje, ta them unë që jam kundërshtar i tij./ I.M-Dritare.net