Çlirimi i Shqipërisë, Blushi “thumbon” me pikturën e Gjergos: Iu errësua jeta nga yjet që vizatoi
E Martë 29 Nëntor 2016, 16:04
Dritare.net
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, zgjodhi një pikturë të Edison Gjergos për të folur mbi Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Sipas tij, kjo pikturë simbolizon entuziamin e luftës dhe trishtimin e kohës që erdhi më pas. Madje Blushi thotë se autori që pikturoi këtë pikturë të rrallë, iu errësua jeta nga yjet që vizatoi. Kujtojmë që piktori Gjergo është dënuar nga regjimi i kohës.
“Kjo është "Epika e Yjeve të Mëngjesit" e Edison Gjergos. Nga të rrallat piktura të realizmit socialist që simbolizon entuziazmin e Luftës Antifashiste dhe trishtimin e kohës që do të vinte më pas. Edison Gjergos iu errësua jeta nga yjet që vizatoi!”, shkruan Blushi në Facebook.