Cilët janë skenarët për qeverinë e re të Kosovës!
Dritare.net
Albin Kurti, para pak kohësh i ftur në “Dritare me Rudinën” të gazetares Rudina Xhunga u shpreh se “Politika nuk është kontabilitet. Ne jemi tek përfytyrimi i pallogaritshëm. Ne jemi tek një imagjinatë politike e cila është përtej çfarëdo kalkulimi që mund ta bëjë çdo kontabilist”
Por, është pikërisht kjo gjë që do të vërtetohet në ditët qe vijne, nëse politika është matematikë, apo frymë.
Gjithsesi, në çdo rast në Kosovë në ditët në vijim janë skenarët e mëposhtëm, që do ta vërtetojnë atë:
Albin Kurti në fjalimin e tij të parë si fitues, e tha qartë se do t’i trokasë në derë Lidhjes Demokratike për të formuar koalicion.
Nëse Lidhja e pranon ofertën e Kurtit, atëherë qeveria VV-LDK, është një qeveri shumice, dhe nuk ka nevojë as për votat e Listës Serbe, e cila i ka 10 deputetë të sigurtë nga Kushtetuta.
Skenari i dytë, është ai që LDK, do të refuzojë koalicionin me Vetëvendosjen, dhe Albin Kurti, mund t’i drejtohet PDK së Kadri Veselit dhe AAK-PSD koalicion që kryesohet nga Ramush Haradinaj.
Ndasitë mes VV dhe PDK, janë mjaft të thella, dhe akuzat kanë qenë ndër vite të forta, gjë e cila e bën gati të pamundur që Kurti t’i drejtohet PDK për ndihmë.
Skenari i tretë është që, Albin Kurti të mos arrijë të formojë qeverinë, dhe duke kundërshtuat një koalicion me PDK, ai të pranojë të qëndrojënë opozitë, ndërsa mandate t’i kalojë partisë së dytë, që është LDK.
Lidhja Demokratike, kur të sigurojë mandatin, mund të kërkojë nga Vetëvendosje një koalicion qeveritar, me kushtin që kryeministrin ta mbajë LDK, pra, Vjosa Osmani.
Skenari i katërt, është që nëse kjo gjë refuzohet nga Vetëvendosje, LDK, e ka të pashmanshme një koalicionin me aleatët e vjetër, PDK, AAK-PSD, edhe pse më herët LDK ashtu si VV, ka premtuar se nuk ka koalicion me PDK.
Skenari i katërt është i mundur, madje mund t’i interesojë edhe ndërkombëtarëve, por jo shqiptareve dhe Kosovës, pasi në këto zgjedhje ka fituar Albin Kurti e Vjosa Osmani, dhe jo Kadri Veseli e Isa Mustafa./ Isa Myzyraj-Dritare.net