Na ndiqni edhe në

Arkiv

Çfarë të bëni për të kapërcyer traumën e një fëmijërie të ashpër!

Çfarë të bëni për të kapërcyer traumën
Jo të gjithë kanë pasur një fëmijëri të lumtur. Me rritjen, rriten dhe përvojat toksike që përfshijnë shumë forma abuzimi nga një prind, pikëllimi etj. Ka kujtime që na shqetësojnë për tërë jetën, po nuk duhet të ndodhë. Shërimi nga një fëmijëri toksike, e ashpër, mund të jetë i vështirë, por i mundur. Mund të zgjasë ca kohë, pasi është një udhëtim drejt vetënjohjes, ndërsa mundoheni ta drejtoni jetën personale në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dritare.net ka sjellë për ju, disa mënyra të mira, që të tejkaloni traumat e një fëmijërie të ashpër.

1- Qëndro afër njerëzve! Nëse trauma e fëmijërisë të detyron që ta jetosh jetën, në një mjedis 'ku më i forti mbijeton', do ta kesh të vështirë të afrohesh me njerëzit. Kjo çon në izolim, ndërsa rritesh. Kështu që, për të luftuar këtë, duhet të rrish afër njerëzve dhe t'i lejosh ata të të njohin, ashtu siç je.

2- Kujdesu për shëndetin fizik dhe mendor. Ndiq një dietë të mirë, stërvitu! Nëse ndihesh keq emocionalisht, konsultohu edhe me një terapist.

3- Vepro pa frikë. Bëj diçka krejt ndryshe nga sa do të bënte vetja jotë e bazuar në frikë dhe mbrojtje. Guxo!

4- Besoji njerëzve që të duken se e meritojnë besimin tënd dhe mbështetu tek ata, këshillon dritare.net

5-Prano traumën që ke kaluar. Pranimi nuk do të thotë të pajtohesh me të, po është një mënyrë që ta tejkalosh dhe ajo të largohet.

6- Ji i butë me veten./K.C/dritare.net