
Çfarë i shkruajti Rama, Granit Shaqirit dhe Xherdan Xhakës për gjobën
Dritare.net

një numër llogarie që shqiptarët të paguajnë për ju. Do ta kisha paguar unë me gjithë qejf por edhe ato 3.000 euro që i kam pasur
nga kursimet, i kam prishur. Por besoj që malokët e Kosovës do paguajnë. Ça të mbetet do ti përdor për hapjen e një ekspozite me cikël pikturash që kam bërë unë për kampionatin botëror.
Më besoni që nuk do ta ndërmerrja këtë hap. Do iu kisha thënë çunave që merren me mall ta paguanin, dhe ata nuk e kanë fare problem se janë çuna patriotë.
Por Fatmir Xhafa duke pasur inat me mua, i zuri ato 5 milionët në Toyota, dhe i ka vënë një çikë në vështirësi likuiditeti.
Dua të them edhe se sapo morri vesh këtë lajm Vuçiç, më telefonoi dhe më tha se nuk kishte gisht në këtë punë. Dhe unë e besoj se ne jena çuna qyteti. Unë çun Tirone ai çun Beogradi. Ju si katunarë, e keni vështirë ta kuptoni, por më besoni mua që ishte i sinqertë.
Nuk e di a e keni marrë vesh që u përmbyt edhe Biblioteka Kombëtare. Shumica e kanë marrë për ters, por nuk e kuptojnë që ky ishte fat i madh. Ju e dini që këto 25 vitet e fundit nuk kemi pasur shkrimtarë. Janë ca që zhgaravisin dhe botojnë libra me lekët e tyre. Por duke u lagur nga fekalet, pasi të thahen, do duken të gjitha si libra me vlerë dhe do duket sikur në këto 25 vite janë shkruar kryevepra. “Kurbani”, libri që kam shkruar unë, kishte shpëtuar, por i lashë porosi drejtoreshës që ta lagnin edhe atë dhe ta thanin.
Doktori nuk ka shkruar këto kohë. I ka nisur gjithë qytetarët dixhitalë të shohin ndeshje. Vazhdon dhe mbetet burrë i fjalës.
Dola një çikë jashtë temes së gjobës, por e di që shqetësoheni për atdheun, prandaj ia u thashë të gjitha. Dhe ma bëni hallall nëse iu kam ngatërruar emrat, se këtu në kryeministri asnjeri nuk shikon futboll./dritare.net

















