Na ndiqni edhe në

Moti

Temperatura deri në 28 gradë, ja si do të jetë moti këtë diel

Temperatura deri në 28 gradë, ja si do të jetë moti


Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike këtë të diel, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.

Gjatë orëve të mëngjesit dhe deri në mesditë, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse të gjithë vendin. Pas mesditës pritet të shfaqen vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat verilindore, por pa reshje shiu. Kushtet e qëndrueshme do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes dhe natës. Temperaturat do të pësojnë rritje, me vlerat minimale që do të zbresin rreth 7 gradë celsius në qarkun e Dibrës, ndërsa maksimalet në rang vendi pritet të arrijnë deri në 28 gradë celsius.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, në zonat bregdetare temperaturat pritet të luhaten nga 13 deri në 25 gradë celsius. Në zonat e ulëta ato do të variojnë nga 10 deri në 27 gradë, ndërsa në zonat malore nga 5 deri në 22 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimor. Në brigjet detare dallgëzimi pritet të jetë i ulët, deri në 1 ballë./dritare.net