Çfarë është shkolla e estetikës dhe bukurisë “Beautycare”!

Nga Erjona Shehu-Dermacareklinike
“BeautyCare” eshte nje projekt i ri ne fushen e estetikes. Sa me shume Shqiperia orientohet drejt Europes Perendimore, aq me shume behet e nevojshme qe te kete njerez te mireformuar ne profesione specifike apo sic quhen zakonisht “zanate”. Tregu dhe maturimi i klienteles e ben te domodoshme pranine ne qendra estetike, SPA, dhe ne sallone te vogla estetike te profesionisteve te verteta qe kane njohurite baze ne ndertimin dh funksionin e lekures, por edhe ne trajtimet fizike, kimike dhe aparatura, qe ofrohen per te.

KONKRETISHT CFARE ESHTE “BEAUTYCARE”

Eshte nje shkolle e mirefillte estetike, e mbeshtetur ne program dhe ne tekste nga shkolla e Estetikes dhe Kozmetologjise Hunger Ricci ne Zvicer. Nje kombinim I miremenduar ne program nga partneret tane ne Zvicer midis teorise dhe praktikes, me nje shtrirje te vitit akademik 10 mujore, qe do te perforcohet me kurse specializimi ne Estetike dhe Make up, qe do ofrohen here pas here per nxeneset e shkolles dhe jo vetem. Mesimi nis qe nga njohurite baze te Anatomise dhe Fiziologjise se lekures, Higjienen, bazat e Dermatologjise Estetike dhe Kozmetologjise, aparaturat dhe produktet qe perdoren per trajtimin e lekures se fytyres dhe trupit. Praktika, do te behet e kombinuar me teorine dhe do te zere nje kohe te plote, te mjaftueshme qe ne fund te vitit shkollor te dalin estetiste te mireformura, te gatshme te punojne ne qendra estetike apo te hapin bizneset e tyre, sado modeste mund te jene ato ne fillimet e tyre.

CILET DO TE JENE PEDAGOGET NE KETE SHKOLLE?

Emra te njohur ne fushen e mjeksise shqiptare do te mbulojne pjesen teorike te programit. Si asnjehere me pare lende si anatomia, higjiena dhe dermatologjia do te mesohen nga mjeke, duke dhene njohuri te sakta dhe te plota ne fushat respective. Pjesa praktike do te zhvillohet e kombinuar me ate teorike dhe do te monitorohet e udhezohet shume strikte nga profesioniste te trajnuara ne Shkollen meme te Estetikes dhe te Bukurise ne Zvicer Hunger Ricci. I gjithe procesi non stop do te ndiqet dhe drejtohet nga Dr. Erjona Shehu, mjeke dermatologe. Do te kete nje grup leksionesh marketing dhe njohuri baze ne gjermanisht dhe ne anglisht per komunikimin me klientet.

LEXO DHE :  Vdes regjisorja e njohur, vajza e kreut te Akademisë së Kosovës

KU QENDRON MBESHTETJA E HOMOLOGEVE TUAJ ZVICERANE

Ideja per hapjen e nje shkolle estetike ne Shqiperi, ka lindur 8 vite me pare. Gjate ketyre 8 viteve, kemi punuar qe te ecim ngadale , pa rendur drejt fitimit, por me synimin qe te nxjerrim profesioniste te vertete, te denje per te punuar ne tregu shqiptar dhe ate perendimor, jo vetem sit e punesuara, por edhe per te ngritur e per te zhvilluar bizneset e tyre ne te ardhmen.  Duke pasur arme te forte, seriozitetin, cilesine dhe profesionalizmin, eshte menduar qe te kete nje numer te limituar vendesh. Me tekstet e shkolles nene te BeautyCare, shkolles Hunger Ricci qe ka nje pervoje 60 vjecare ne Zvicer dhe programin e saj, me leksione te kombinuara me lektoret zvicerane, ne synojme te japim profesion, pervecse diploma.

MEQE RA FJALA TEK DIPLOMA, KU NJIHET DIPLOMA E SHKOLLES SUAJ?

Eshte diplome qe njihet nga drejtoria e Arsimit Profesional , ne Ministrine e Financave dhe te Ekonomise. Kete vit do te nisim perpjekjen per te qene anetare  te liges  nderkombetare te shkollave estetike, me qellim qe diploma e leshuar nga ne te kete njohje nderkombetare.

Ketu doja te theksoja dicka: ndodh shpesh qe na marrin ne telefon apo na shkruajne per te pyetur nese bejme kurse fillersi apo botoksi:

Zonjusha te dashura: keto procedura mund t’i kryeje vetem nje mjek i diplomuar ne Dermatologji dhe Kirurgji Plastike. Mjeksia eshte 6 vjet shkolle, specializimi ne nje nga profesionet e mesiperme eshte minimum 3 vjet. Me pas behen kurse trajnime pa fund, nga mjeket per mjeket dhe pastaj mund te ushtrohet si profesion. Mos u mashtroni! Fatkeqesisht copa letrash mund te leshoje kushdo, por bashke me ato copa letrash ju merrni ne shpine rrezikun qe te perballeni me ligjin dhe te rrezikoni njerezit te cileve do u ofroni keto sherbime.

Shkolla jone do te formoje estetiste dhe make up artiste. Ne secilen prej ketyre fushave do te behen kurse me te thelluara. Estetika e avancuar nuk te ben dermatolog, por te ben nje krah shume te fuqishem te dermatologut  ne perpjekjen e perditshme per te bukuren./Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.