Çfarë është sëmundja pilonidale që prek të rinjtë dhe si mund të shpëtoni prej saj!
Dritare.net
Çfarë është sëmundja pilonidale?
Është kist që shfaqet te pjesët intime dhe jo vetëm, te femrat dhe meshkujt. Mund të qëndrojë si normalisht, por mund edhe të infektohet. Ka disa arsye pse kjo ndodh. Mund të shkaktohet nga trauma në këtë zonë e cila mund të çojë në një kist. Mund të shkaktohet edhe nga qimet e gjata, shkruan dritare.net
Si ta zbuloni nëse e keni atë?
Ky lloj kisti zakonisht duket si një puçërr e madhe. Ju mund të ndjeni siklet në shtyllën kurrizore ndërsa bëni aktivitete të ndryshme. Kisti dhemb, bëhet i kuq si puçërr. Nëse infektohet, nga qelbi apo gjaku mund të dalë një aromë e pakëndshme.
Si mund ta trajtoni?
Nëse vëreni një kist pilonid, duhet të shihni një mjek. Vetëtrajtimi nuk do të ndihmojë në këtë rast. Mjeku do të ekzaminojë zonën dhe do të vendosë për trajtimin e mëtejshëm. Zakonisht, kisti hiqet me operacion dhe mjeku do të zgjedhë se cila metodë është e përshtatshme për ju. Në rastin e një infeksioni, do t'ju duhet të merrni antibiotikë./K.C/dritare.net