Çfarë është agjërimi 16/8, efektet shëndetësore dhe si ta praktikoni!
Dritare.net
Një prej tyre është dhe agjërimi 16 në 8, i cili është edhe lloji më i njohur i agjërimeve. Shumë prej tyre që e kanë përdorur këtë dietë thonë se është e thjeshtë, e përshtatshme për të humbur peshë dhe përmirësuar shëndetin.
Agjërimi 16/8 nënkupton kur agjëroni për 16 orë dhe hani vetëm brenda kornizës 8-orëshe përgjatë ditës (p.sh. nga ora 12:00 deri në 20:00). Ndërsa dietat e tjera shpesh vendosin rregulla strikte, agjërimi 16/8 është i lehtë për t'u ndjekur dhe mund të sigurojë rezultate reale me përpjekje minimale.
Në përgjithësi konsiderohet më pak kufizuese, sesa shumë dieta të tjera dhe lehtësisht mund të përshtatet pothuajse në çdo mënyrë jetese.
Përveç humbjes së peshës, agjërimi me ndërprerje 16/8 gjithashtu përmirëson nivelin e sheqerit në gjak, rrit funksionin e trurit dhe jetëgjatësinë.
Por si praktikohet ky agjërim?
- Ndani kohën që do të agjëroni! Caktojeni një periudhë 8-orarëshe gjatë së cilës do të hani dhe pastaj do të ndaloni. Mirë është të hani darkë herët dhe ta shmangni mëngjesin. P.sh, mund të hani nga ora 13:00 deri në 21:00, shkruan dritare.net
– Rekomandohet që të hani disa vakte të vogla dhe ushqime të caktuara në mënyrë të barabartë gjatë gjithë ditës, për të ndihmuar në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe mbajtjen nën kontroll të urisë. Një dietë e keqe mund t’i ngadalësojë përfitimet shëndetësore metabolike, prandaj ushqehuni vetëm shëndetshëm.
– Mundohuni të hani yndyra të shëndetshme. Ndonëse nuk keni nevojë të futeni në dietë ketogjenike gjatë agjërimit të parregullt, konsumimi i yndyrave të shëndetshme e bën agjërimin më të lehtë.
Provoni të balanconi çdo vakt me një larmi të mirë ushqimesh të shëndetshme, të tilla si:
- Mollë, banane, manaferra, portokall, pjeshkë, dardha, etj.
-Brokoli, lulelakra, kastravecët, zarzavatet me gjethe, domatet, etj.
- Quinoa, oriz, tërshëra, tërshërë, etj.
-Yndyra të shëndetshme: Vaji i ullirit, avokadot dhe vaji i arrës së arrës së kokosit.
-Hani proteina: Mishi, shpendët, peshqit, bishtajoret, vezët, arrat, farat, etj./Pershtati: Kadrije Çako/dritare.net