Bushati heq paralele me politikën e ’97: SHBA tha se nuk do ta njohë qeverinë e dalë nga protestat

Kryetari i Partisë Demokristiane, Zef Bushati i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora risolli në vëmendje situatën  politike në vitet ’97-’98.

Bushati u shpreh se në këtë kohë situate politike ishte shumë më e rëndë se kaq dhe gjithcka përfundoi me një telefonatë nga SHBA-të, të cilat thanë se nuk do ta njohin si legjitime një qeveri të dalë nga zgjedhjet.

Bushati: Nuk kam qenë dakord për veprimin që ka bërë Basha. Nuk ka llogjikë ligjore si veprim. Të godasësh sistemin ke goditur themelin e sistemit. Kam qenë edhe vet deputet në vitet më të vështira. Nuk e shikoj më të rëndë situatën.
Edhe ne kur kemi qenë në opozitë e kemi provuar. Në ’97-’98 kur ndodhën edhe ato ngjarjet e rënda në momentin e ceremonisë së varrimit të heroit të demokracisë Azem Hajdari. Kryeministria atë ditë nuk u sulmua me bojë, u sulmua me plumba, me automatik, nuk e di a hodhën edhe bomba. Dolën dy tanke njëri u vendos përballë kryeministrisë dhe tjetri në sheshin Skënderbej. Gjithcka ra. Kryeministri u largua. Qeveria nuk dihet ku ishte, në shesh nuk kishte as policë, as ushtarë. Në kryeqytet i shte situata kaotike, por një telefonatë e vetme gjithcka e shkatërroi. Atë ditë ishin më të rënda situatat sesa tani. Kur në ato situata aq të rënda gjithcka përfundoi me një telefonatë, që ishte që një qeveri e dalë nga këto protesat nuk do të njihet dhe atëherë gjithcka mori fund. Që nga ajo ditë PS, apo ta që në i quajtëm ti heqim qelbesirat, ndejtën edhe 8 vite në pushtet. Kështu që kjo është një situatë e provuar./ I.M-OraNews

LEXO DHE :  Mediat daneze: Shqiptarët, 18 orë në kamionë për të ikur në tokën e premtuar, Angli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.