Na ndiqni edhe në

Arkiv

Burrat australianë jetojnë më gjatë, tani është koha që të mësojmë prej tyre

Burrat australianë jetojnë më gjatë, tani është
Sipas një studimi të kohëve të fundit, burrat australianë jetojnë më gjatë se ata në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut, me një jetëgjatësi mesatare rreth 74 vjeç.

Dritare.net ka sjellë për ju sekretet e burrave australianë, që i kanë bërë ata më jetëgjatë. Kështu që, merrni fletoren tuaj dhe mbani disa shënime. Këtu janë 5 arsyet pse burrat australianë jetojnë më gjatë.

1- Sepse Australia është një vend i qëndrueshëm. Për një kohë të gjatë, në shtetin australian gjërat kanë shkuar mirë dhe qetë. Në krahasim me vendet evropiane, aty nuk pati luftime të mëdha gjatë dy luftërave botërore.

2- Shumica e australianëve jetojnë afër plazhit. Një klimë e mirë e bën jetën më pak stresuese. Kjo përfshin edhe një mënyrë jetese aktive, njerëzit vrapojnë pranë oqeanit, ngasin biçikletën, shfletojnë, bëjnë joga në plazh, etj.

3- Australianët kanë kuzhinë të shëndetshme. Bollëku i ushqimeve të detit dhe produkteve të freskëta nga fermat,  e kanë kthyer kuzhinën australiane në një nga stilet më të shëndetshme dhe të ekuilibruar të ngrënies në botë.  Në Australi ka shumë restorante që synojnë ndërgjegjësimin e të ngrënit shëndetshëm. Në vend të sandviçëve me gjalpë kikiriku dhe drithërave me qumësht, ata konsumojnë  bukë të thekur me avokado, dhe perime të ndryshme. Edhe vezë, por pak fare e skuqur, shkruan dritare.net

4- Australianët janë të çmendur pas sporteve. Nga rugby, në kriket, futboll, surf, disa australianë thonë se sportet, tashmë janë në gjakun e tyre.

5- Nëse doni të jetoni aq gjatë sa australianët, boll me ankesa, mblidhni veten dhe merrni përgjegjësi në jetën tuaj. Kaq kishim ne!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net