“Britania e shkëlqyer” pas Brexit

Nga Ela Daci

 Pas ditës së Brexit, të premten e 31 janarit, asgjë nuk do të ndryshojë menjëherë për qytetarët e Bashkimit Evropian që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE.

Por, një gjë vihet re në hyrjen e aeroportit të Londrës “Stansted”, disa tabela të vendosura pas Brexit, “Mirë se erdhët në Britaninë e shkëlqyer!” (Welcome to Great Britain).
Kryeministri britanik, Boris Johnson në fjalimin e tij të parë,  para Parlamentit, premtoi se Brexit do ta bëjë Britaninë vendin më të shkëlqyer në tokë, duke i bërë jehonë retorikës patriotike të presidentit amerikan Donald Trump – “Ta bëjmë Amerikën të Shkëlqyer Përsëri (Make Amerika Great Again)”.

Kjo retorikë u përdor nga presidenti amerikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016. Për herë të parë ky slogan u përdor në fushatën presidenciale të Ronald Reagan në vitin 1980, në një moment, ku Shtetet e Bashkuara po vuanin nga një ekonomi në rënie. Reagan përdori sloganin për të ngjallur një ndjenjë patriotizmi midis elektoratit, duke përdorur shqetësimit ekonomik të vendit.

Në vitet e fundit grupet kryesore të votuesve në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishin të irrituar me politikën dhe me efektet negative të globalizmit gjithashtu ata ishin të shqetësuar edhe nga imigrantët. Frika e këtyre të fundit ishte se mund të ndryshonin komunitetet.
Sesi Trump dhe Johnson kanë arritur të udhëheqin vendet e tyre, tregon shumë për forcat politike në Perëndim gjatë viteve të fundit. Gjatë fushatës, Trump premtoi se do të ndërtojë një mur gjatë kufirit meksikan për të mbajtur jashtë imigrantët pa dokumente, duke u thënë votuesve se Meksikanët po sillnin drogë, krim dhe që ata janë përdhunues.

LEXO DHE :  Mero Baze-Berishës: Je i vetmi politikan që ke fëmijët me gjyshe serbe


Në Britani, Johnson ndihmoi për të udhëhequr fushatën e Brexit, duke u thënë votuesve se duhet marrë përsëri kontrolli i kufijve të vendit duke braktisur Bashkimin Evropian. Ky i fundit është një bashkimin politik dhe ekonomik që lejon njerëzit dhe mallrat të lëvizin lirshëm midis 28 vendeve anëtare. Gjatë fushatës së Brexit, votuesve u tha që Turqia mund të bëhej pjesë e Bashkimin Evropian dhe që refugjatët sirianë të përdorin Turqinë si një derë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe për sa kohë Trump dhe Johnson do të udhëheqin vendet, kjo është një pyetje tjetër.

Trump po udhëheq me një ekonomi ende të fortë dhe përballet me një Parti Demokratike të ndarë. Kurse detyra e parë e Johnson është sfida e Brexit, e cila ka paralizuar pjesën më të madhe të politikës britanike për të tre vjetët e fundit dhe i dha fund karrierës së dy paraardhësve të tij. Por sido që të jetë fati politik i këtyre liderëve, forcat populiste që shtynë Johnson dhe Trump në pushtet duket se do të zgjasin ende.

Një marrëveshje Johnson-Trump mund të jetë revolucionare në disa aspekte. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për një marrëveshje tregtare midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Nuk është hera e parë që dy aleatet bashkëpunojnë, është për t’u përmendur ajo e Roosevelt-Churchill, që fitoi Luftën e Dytë Botërore, por edhe ai i Reagan-Thatcher që fitoi Luftën e Ftohtë./dritare.net

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.