
Zgjedhjet në SHBA/ Biden humb terren, rritet kurba e Trump
E Hënë 2 Nëntor 2020, 18:06
Dritare.net
Donald Trump vazhdon të grumbullojë një të dhjetën e një pike në mesataren e sondazheve të Real Clear Politics në të gjithë vendin, ku epërsia e Joe Biden ra me + 6.5% (50.9% kundrejt 44.4%).
Që nga fillimi i muajit tetor, kandidati demokrat nuk ra kurrë nën 50%. Por që nga 11 tetori kurba e tij ka pësuar një rënie, ndërsa ajo e presidentit është rritur.
Gjithashtu u ul hendeku në mesataren e sondazheve sa i përket shtrirjes në shtete: + 2.9% (48.9% në 46%), brenda kufirit të gabimit. Trump parakalon në Karolinën e Veriut me + 0.6%)/K.C/dritare.net

















