
Nuk i ke buzët e tua! Gerta Gixhari sfidon Erion Isain: Hajde t’i testoj!
E Diel 29 Qershor 2025, 08:08
Dritare.net

Aktori i njohur i humorit, Erion Isai, ka bërë një deklaratë duke pranuar se ka kryer ndërhyrje estetike në hundë dhe veshë. Megjithatë, ai mohoi me vendosmëri zërat se ka ndërhyrë në buzë, duke thënë: “Ka nga ata që thonë ky ka bërë buzët, por jo, nuk i kam të bëra.”
Por kjo deklaratë nuk ka bindur moderatoren dhe opinionisten Gerta Gixhari, e cila me stilin e saj thumbues e sfidoi aktorin direkt në studio. Ajo iu afrua për ta “testuar”, duke i prekur buzët dhe duke komentuar me humor: “Buzën poshtë e ke të bërë, kurse lart jo!”-tha ajo ne Goca dhe Gra.
Momenti shkaktoi të qeshura në publik dhe u kthye menjëherë në një klip viral në rrjetet sociale. /E.P-dritare.net

















