Na ndiqni edhe në

Bota

Video/ Vriten me shigjetë, gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Video/ Vriten me shigjetë, gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Gruaja dhe dy vajzat e komentatorit sportiv të BBC-së John Hunt u vranë ditën e sotme në shtëpinë e tyre në Bushey, Hertfordshire. Policia e Londrës e arrestoi autorin e vrasjes së bashkëshortes dhe dy vajzave të komentatorit të BBC-së në një varrezë. Siç raporton Sky News, 26-vjeçari Kyle Clifford është në duart e autoriteteve, por ka nevojë për kujdes mjekësor. I dyshuari për vrasjen e trefishtë Kyle Clifford shihet duke u nxjerrë me barelë nga varrezat Lavender Hill në Enfield.

Video/ Vriten me shigjetë, gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Sipas policisë, ai ka mbetur i plagosur gjatë operacionit për arrestimin e tij. Një gjueti për 26-vjeçarin ka nisur prej disa orësh, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos i afrohen.

Video/ Vriten me shigjetë, gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Tri viktimat ishin Carol Hunt, gruaja e komentatorit sportiv John Hunt dhe dy vajzat e tyre, Louise dhe Hannah. Mësohet se autori kishte qenë në një lidhje me Louise në të kaluarën.

Video/ Vriten me shigjetë, gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Sipas policisë, sulmuesi përdori një hark dhe armë të tjera. Daily Mail publikoi pamjet e personit të armatosur, një ish-ushtar dhe ish-partner i 25-vjeçares Louise. Në video shihet Clifford duke dalë nga shtëpia e viktimave pasi i kishte lidhur dhe vrarë, duke mbajtur një objekt të madh, harkun, siç theksojnë mediat britanike, të mbështjellë me një çarçaf të bardhë./K.C/dritare.net