Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: SHBA-të do të ndërmarrin masa të forta nëse Irani ekzekuton protestuesit!

Trump: SHBA-të do të ndërmarrin masa të forta nëse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje qytetarëve iranianë të vazhdojnë protestat kundër qeverisë së tyre, gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në Michigan.

Trump deklaroi se iranianët duhet të marrin kontrollin e institucioneve dhe të mbajnë mend emrat e personave që ai i cilësoi si përgjegjës për dhunë dhe abuzime, duke shtuar se këta individë do të përballen me pasoja.

Presidenti amerikan përsëriti se SHBA-të do të ofrojnë mbështetje për civilët iranianë që protestojnë kundër autoriteteve, duke theksuar se “ndihma është duke ardhur”.

Në një deklaratë për CBS News, Trump sqaroi se ndihma do të vijë në forma të ndryshme, përfshirë mbështetje ekonomike, duke shtuar se SHBA-të nuk synojnë të ndihmojnë qeverinë iraniane.

Duke iu referuar raportimeve për viktima gjatë protestave, Trump tha se numri i të vdekurve “duket i konsiderueshëm”. Ai paralajmëroi gjithashtu masa të ashpra nëse konfirmohen raportet për ekzekutimin e protestuesve.

“Nëse ndodh një gjë e tillë, SHBA-të do të reagojnë me masa shumë të forta”, tha presidenti amerikan./BBC