Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E njihni si petalen e trëndafilit socialist, por kush është vërtet Dasho Veizaj!

E njihni si petalen e trëndafilit socialist, por kush është

Dasho Veizaj u bë i njohur për një fjalim të shkurtër në Kongresin e Partisë Socialiste, ku i referohej të rinjve si “petalet më të bukura të trëndafilit socialist”. Por kush është djali pas kësaj fraze që u bë virale në rrjetet sociale?

I ftuar në emisionin Dekalog, Dasho rrëfeu se motivimi i tij për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Rinisë vjen nga dëshira për të përfaqësuar zërin e të rinjve në Shqipëri:
"Këshilli Kombëtar i Rinisë është mundësia më e mirë që unë ta përcjell zërin e çdo bashkëmoshatarit tim dhe të çdo të riu në Shqipëri, te ky organ këshillimor, për t'u dëgjuar sa më lart të jetë e mundur."

Pavarësisht sulmeve në rrjetet sociale, ai nuk u tërhoq:
"Në politikë, nëse nuk sulmohesh, do të thotë që nuk po bën asgjë. Kjo më ka motivuar të eci përpara."

Dasho, 19 vjeç, tregon se është i angazhuar çdo ditë me të rinjtë dhe se e sheh rolin e tij si mundësi për të ndikuar pozitivisht:
"Për të thënë të vërtetën, përgjegjësia fillon në momentin që ndalemi dhe mendojmë: pse të ankohem, kur mund të përfshihem dhe të bëj vetë më mirë?"

Ai gjithashtu foli për bindjet e tij politike, duke shpjeguar pse ka zgjedhur Partinë Socialiste:
"Jam liberal i majtë në bindjet e mia. Besoj që liria pa barazi është luks dhe nuk është e vërtetë. Kjo është arsyeja pse e gjej veten tek Partia Socialiste."

Përveç politikës, Dasho është student i drejtësisë në Universitetin Evropian të Tiranës dhe arbitër futbolli në kategorinë e dytë, duke treguar se aktiviteti dhe angazhimi i tij shtrihet në fusha të ndryshme të jetës./K.C/dritare.net