Na ndiqni edhe në

Bota

Putin në Ukrainë/ Një vizitë e papritur në qytetin e shkatërruar të Mariupolit! !

Putin në Ukrainë/ Një vizitë e papritur në qytetin e

Presidenti Vladimir Putin ka bërë një vizitë të papritur në qytetin Mariupol të Ukrainës, një qytet i shkatërruar thuajse plotësisht nga forcat ruse.

Sipas BBC, një video ka qarkulluar në rrjet, ku tregon Putin duke drejtuar një makinë gjatë natës dhe më pas viziton një sallë koncertesh. Mediet raportojnë se ai ka mbërritur në Ukrainë me helikopter, ku takoi disa banorë vendas.

Qyteti i Mariupol ka qenë i pushtuar për më shumë se 10 muaj nga forcat ruse, në të cilin ka ndodhur një nga betejat më të gjata dhe më të përgjakshme. Lufta në këtë qytet nisi nga një sulm ajror në një teatër, në të cilin ishin strehuar qindra civilë dhe mendohet që nga ky sulm të paktën 300 persona kanë mbetur të vrarë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare tha të premten se kishte lëshuar një urdhër për arrestimin e Putinit, për krimet e dyshuara të luftës që përfshijnë deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi. Kjo do të thotë se presidenti rus do të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të kësaj gjykate./A.ZH-dritare.net