
Pas dorëheqjes së John Sullivan, Biden emëron ambasadoren e re në Rusi!
Dritare.net
Shtëpia e Bardhë shpalli Lynne Tracy si kandidaturën e Presidentit Joe Biden për ambasadore të SHBA në Rusi të martën, siç ishte lajmëruar edhe javën e kaluar.
Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu kandidatin për ambasador të SHBA në Barbados, Federatën e Shën Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, Antigua dhe Barbuda, Commonwealth of Dominica, Grenada dhe Saint Vincent and Grenadines, së bashku me dy anëtarë të bordit për Korporatën Federale të Sigurimit të Depozitave.
Administrata Biden shpreson të vendosë sa më shpejt Lynne Tracy-n për të zëvendësuar John Sullivan, i cili dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji.
Koha e mbërritjes së saj do të varet nga pranimi i Rusisë për ta pranuar atë si ambasadore në një kohë tensioni të madh midis Uashingtonit dhe Moskës, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Emërimi i Trejsit do të shënojë një rinovim të plotë të udhëheqjes në ambasadën në Moskë. Sullivan nuk kishte qenë i pranishëm në Rusi për pjesën më të madhe të verës, sepse ai kishte qenë në SHBA me gruan e tij, e cila ishte sëmurë rëndë dhe vdiq javën e kaluar./CNN/Xh.Xh/dritare.net

















