Na ndiqni edhe në

Bota

Paralajmërimi i FBI: Kina synon të jetë superfuqia e botës. Kërcënimi më i madh për SHBA!

Paralajmërimi i FBI: Kina synon të jetë superfuqia e botës.

Nën fokusin e hakerave kinezë, janë institucionet farmaceutike dhe hulumtuese të SHBA-së, të cilat po studiojnë për koronavirusin. Kjo ishte deklarata e fundit nga drejtori i FBI-së, Christopher Wray, në një fjalim të gjatë ku akuzoi Kinën si një kërcënim për vendin. Nga Uashingtoni ai tha se FBI ka më shumë se 2000 hetime të hapura, që lidhen me qeverinë kineze. Ndër të tjera, ai akuzoi presidentin kinez, Xi Jinping, se po bën një fushatë për të frikësuar të gjithë shtetasit kinezë, që jetojnë jashtë vendit. Sipas Wray, Kina po punon për të vjedhur hulumtime për virusin.

"Kina synon të bëhet superfuqia e vetme në botë, me çdo kush e çdo mjet" shtoi ai.

Në fjalimin e pazakontë, Z. Wray u kërkoi njerëzve me origjinë kineze që jetojnë në SH.B.A. të kontaktojnë FBI nëse zyrtarët kinezë i kërkojnë kthimin në vendin e tyre.

Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë shumë kritik ndaj Kinës, pas shpërthimit të virusit, duke fajësuar vazhdimisht vendin për pandeminë globale. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha këtë javë se administrata po diskutonte ndalimin e aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok një aplikacion jashtëzakonisht i pëlqyer./L.F-dritare.net