Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

AFP: Evropa kontinenti më i prekur nga Covid-19, 200 mijë viktima

AFP: Evropa kontinenti më i prekur nga Covid-19, 200 mijë viktima

Agjencia e franceze e lajmeve, AFP ka bërë ditën e sotme një përllogaritje të shifrave zyrtare të viktimave nga koronavirusi në Evropë. Sipas saj deri më tani kanë vdekur 200,000 njerëz në kontinentin tonë. Dy të tretat e viktimave janë regjistruar në Britaninë e Madhe, Itali, Francë dhe Spanjë. Me 200.005 vdekje dhe 2.751.606 raste, Evropa i bie të jetë kontinenti më i prekur nga pandemia e Covid-19, që ka vrarë 538.418 njerëz në të gjithë botën.

Mbretëria e Bashkuar (44.236) dhe Italia (34.869) janë vendet evropiane që kanë pasur më shumë vdekje, e ndjekur nga Franca (29.920) dhe Spanja (28.388)./K.C/dritare.net