Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet t’i hani, sidomos nëse jeni në dietë!

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

Disa ushqime si, zarzavatet me gjethe, manaferrat, kefiri vlerësohen nga ekspertët e shëndetit si të superfuqishme. Falë specialistëve të kërkimit dhe shëndetit, ne po vetëdijesohemi më shumë për atë që duhet dhe s’duhet të hamë. Ndaj dritare.net ka sjellë për ju ushqimet që ekspertët rekomandojnë t’i konsumoni, sidomos nëse jeni në dietë.

1. Ujë i elbit është i mirë për humbjen e peshës dhe përmirësimin e tretjes, si dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe nivelin e kolesterolit.

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

2. Manaferrat kokum janë thelbësore për pasjen e një trupi të shëndetshëm. Kanë shumë lëndë ushqyese, por gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm për inflamacionin pasi ndihmojnë në mbylljen e plagëve dhe qetësimin e alergjive.

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

3. Karobi është një burim madh i lëndëve ushqyese dhe mineraleve. Ul kolesterolin e dëmshëm për 6 javë, veçanërisht për ata me nivel mesatarisht të lartë. Lajmi i mirë është që karobi ka përmbajtje të ulët yndyre dhe shpesh përdoret si zëvendësues i çokollatës.

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

4. Shafrani i Indisë dhe kurkumina miratohen nga nutricionistët për përfitimet e tyre shëndetësore. Shafrani njihet për lehtësim të simptomave të osteoartritit dhe artritit, si dhe ulcerën në stomak dhe ul kolesterolin e lartë. Është i mirë për lëkurën për shkak të niveleve të larta të antioksidantëve.

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

5. Mëlçia e viçit mund të jetë një nga ushqimet më të dendura me vlera ushqyese. Vetëm 100gr mëlçi viçi përmban 3,460% të B12, e cila ndihmon qelizat e kuqe të gjakut dhe mban trurin të shëndetshëm.

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

6. Melasa e zezë ka një ndikim të madh në trupin tonë. Ajo përmban minerale të rëndësishme, të tilla si zinku, hekuri, magnezi, si dhe vitamina B. Përqendrimi i lartë i hekurit do të thotë që jo vetëm që ndihmon me aneminë, por është gjithashtu është i mirë për gratë shtatzëna.

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

7. Manaferrat Camu Camu janë të njohura se përmbajnë vitaminë C, e cila është thelbësore për formimin e kolagjenit që mban lëkurën, kockat dhe muskujt të shëndetshëm.

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

8. Edhe pse nuk janë pjesë e kulturës sonë të ushqyerjes, sipas ekspertëve insektet duhet të përfshihen në dietën tonë. Një studim na tregon se bulkthat, për shembull, mund të kenë një efekt të madh te bakteret probiotike, ndërsa reduktojnë plazmën që lidhet me inflamacionin, informon dritare.net

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

9. Propolisi është i mbushur me antioksidantë. Kërkimet kanë treguar se ka shumë përfitime për çrregullimet gastrointestinale, alergjitë dhe problemet dermatologjike.

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet

10. Sythi i grurit është suplementi i përsosur falë niveleve të larta antioksiduese dhe lidhjes me kontrollin e niveleve të kolesterolit. Por sythat e grurit janë të pasura me yndyrë që mund të shkaktojnë probleme nëse vuani nga zemra. Prandaj konsumojnë me moderim./K.C/dritare.net

Ekspertët e shëndetit: Këto janë ushqimet që duhet