Na ndiqni edhe në

Bota

Johnny Depp tregon arsyen e çuditshme pse u nda nga gruaja!

Johnny Depp tregon arsyen e çuditshme pse u nda nga gruaja!

Legjenda e Hollivudit, Johnny Depp u shpreh ditën e sotme se vendosi të ndahej nga Amber Heard, pasi ajo bëri jashtëqitjen mbi krevatin e tyre, si një shaka ndaj tij. Depp mohoi se e kishte goditur dhe tregon se, ajo kishte abuzuar me të gjatë gjithë martesës.

Johnny Depp tregon arsyen e çuditshme pse u nda nga gruaja!

Aktori i famshëm, po hedh në gjyq “The Sun” pasi gazeta e etiketoi si gruarrahës dhe i quajti këto akuza “të sëmura dhe plotësisht të pavërteta” në një seancën gjyqësore në Gjykatën e Lartë, në Londër. Por zbulimi i bujshëm nga Depp ishte për faktin se gruaja e tij kishte kryer kastile nevojat personale në krevat. Ai thotë se, Heard ose ndoshta një nga ‘miqtë e saj' ishte përgjegjës për incidentin dhe sipas aktorit ajo e justifikoi duke e cilësuar si një shaka të padëmshme. Depp tregon se, kjo ishte qershia mbi tortë, pasi martesa e tyre tashmë kishte shkuar drejt fundit.

Johnny Depp tregon arsyen e çuditshme pse u nda nga gruaja!

Depp shprehet se, është e pakonceptueshme që ai të godasë një grua.

Ai tha: “Është një pjesë e fortë dhe qendrore e kodit tim moral, unë kurrë nuk do të godisja një grua, në asnjë rrethanë, në çdo kohë. Më duket e pakonceptueshme dhe nuk do të ndodhte kurrë.”

Johnny Depp tregon arsyen e çuditshme pse u nda nga gruaja!

Ndërsa mohoi se ka dhunuar Heard, ai nisi një sulm të zjarrtë ndaj saj, duke e quajtur sociopate llogaritëse, narcisiste, që u martua me të për karrierë./K.C/dritare.net

Johnny Depp tregon arsyen e çuditshme pse u nda nga gruaja!