Paralajmërimi i OBSH për koronavirusin mund të sjellë një ndryshim rrënjësor të situatës aktuale!
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetit ka pranuar se ka prova të reja që vërtetojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla që qëndrojnë përkohësisht në ajër. Së fundmi një zyrtar i OBSH-së, tha se transmetimi në ajër është i mundshëm në vende të mbyllura që nuk ajrosen. Nëse provat do të konfirmohen, shumë udhëzime për sa i përket ambienteve të mbyllura do të ndryshojnë. Në një letër të hapur, drejtuar OBSH nga më shumë se 200 shkencëtarë, thuhej se OBSH-ja, kishte nënvlerësuar mundësinë që virusi të përhapej në ajër. Deri më tani, Organizata Botërore e Shëndetit, informon dritare.net, ka deklaruar se virusi transmetohet përmes çiklave kur njerëzit kolliten apo teshtijnë. Pika që nuk mbesin në ajër, por bien mbi sipërfaqe, kjo është arsyeja pse larja e duarve është identifikuar si masë kryesore parandaluese. Në letrën e shkencëtarëve thuhej se ata nuk kishin për qëllim të sulmonin OBSH-në. Përkundrazi, ky është një debat shkencor, sipas tyre, që do të vijë në ndihmë për të mësuar më shumë rreth Covid-19, informon dritare.net. Zyrtarët e OBSH kanë paralajmëruar se provat janë paraprake dhe kërkojnë vlerësim të mëtejshëm./L.F-dritare.net