Manastirliu poston foto nga Infektivi: Të ndihmojmë mjekët duke respektuar rregullat!
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook foton e një infermieri që kujdeset për një pacient me koronavirus. Manastirliu thotë se, të gjithë duhet t’i ndihmojmë mjekët, infermierët, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë te qytetarët për respektimin e masave për mospërhapjen e koronavirusit.
“Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19. Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë! T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID19
Ruaj distancën nga të tjerët
Vendose maskën
Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive
BASHKË kundër COVID19.”/K.C/dritare.net