Shifra të frikshme në Kosovë/ 183 të infektuar në 24 orët e fundit, 3 viktima
Dritare.net
Kosova shënon numrin më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 183 raste pozitive, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.886, ndërsa me shtimin e tri vdekjeve numri i viktimave ka shkuar në 82.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.”, njofron Klinika Infektive, pranë IKSHPK./K.C/dritare.net