
Venedikasit u zgjuan të dielën në mëngjes me një pamje të pazakontë, pasi një pjesë e ujrave qendrore të qytetit ishte kthyer në jeshile fluoreshente.
Autoritetet lokale kanë mbledhur mostra uji dhe kanë hapur një hetim urgjent në lidhje me këtë fenomen.
Janë të shumta spekulimet se çfarë mund ta ketë bërë ujin rreth urës së famshme të Rialtos të ndryshojë ngjyrën.
Mediat italiane raportuan se policia lokale po shqyrtonte për të përcaktuar nëse lëshimi mund të kishte qenë një veprim që përkonte me regattën e Volgalonga që po zhvillohej këtë fundjavë.
Në një intervistë me të përditshmen italiane La Repubblica, Maurizio Vesco i Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit tha se sipas shqyrtimeve treguan se ngjyra e gjelbër ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga lëshimi i fluoreshencës, një ngjyrë e padëmshme që përdoret zakonisht për të gjurmuar rrjedhën e ujit.
Sipas BBC, Vesco tha se për të gjithë atë ndryshim ishte përdorur të paktën 1 kg ngjyrues . “E kam të vështirë të besoj se ishte një incident dhe se një kilogram fluoreshencë u lëshua rastësisht në kanal”, tha ai për La Repubblica./A.ZH-dritare.net

















