
Liderët botërorë që do të marrin pjesë në funeralin e Papës!
Dritare.net
Qindra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut të shtunën në Sheshin e Shën Pjetrit, midis tyre udhëheqës botërorë, zyrtarë katolikë dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Shumë krerë shtetesh dhe mbretërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, përfshirë Princin William, Presidentin Francez Emmanuel Macron, Mbretin Felipe VI dhe Mbretëreshën Letizia të Spanjës, dhe Presidentin e Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva.
Figura politike do të jenë të pranishme në ceremoni, duke bërë bashkë udhëheqësit botërorë që nga takimi i fundit në inaugurimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Princi William do të marrë pjesë në funeral në emër të babait të tij, Mbretit Charles III. Mbreti, kur ishte Princ i Uellsit, mori pjesë në funeralin e Papa Gjon Pali II në vitin 2005 në emër të Mbretëreshës Elizabeth II.
Mbreti Çarls dhe Mbretëresha Kamila ishin ndër figurat e fundit të profilit të lartë që takuan Papën në rezidencën e tij Casa Santa Marta gjatë një vizite mbretërore në Itali në fillim të këtij muaji.
Trump njoftoi në platformën e tij Truth Social se ai dhe zonja e parë Melania do të merrnin pjesë në funeralin e Papës, duke shënuar udhëtimin e parë jashtë vendit të mandatit të tij të dytë si president i SHBA-së.
Në vitin 2016, Papa Françesku kritikoi propozimin e Trump për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë, duke thënë se një person "që mendon vetëm për ndërtimin e mureve" dhe "jo për ndërtimin e urave, nuk është i krishterë".
Trump u kundërpërgjigj, duke thënë: "Që një udhëheqës fetar të vërë në dyshim besimin e një personi është e turpshme".
Pas lajmit për vdekjen e Papës, Trump urdhëroi që të gjithë flamujt shtetërorë të ulen në gjysmë shtizë në nder të Papës së ndjerë. Ai e quajti Papa Françeskun një njeri shumë të mirë që e donte botën në mënyrë të veçantë njerëzit, në vështirësi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se do të udhëtojë për në Vatikan me zonjën e parë Olena Zelenska për funeralin.
Figura të tjera politike dhe anëtarë të familjes mbretërore që do të marrin pjesë në funeralin e Papës:
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
Javier Milei, presidenti i Argjentinës, vendlindja e Papa Françeskut
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe Presidenti Sergio Mattarella
Presidenti i Republikës Dominikane Luis Abinader
Mbreti i Belgjikës Philippe dhe Mbretëresha Mathilde
Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic
Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa
Taoiseach (kryeministër) i Irlandës Michael Martin
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu
Princi i Kurorës së Norvegjisë Haakon dhe Princesha e Kurorës Mette-Marit
Presidenti i Letonisë Edgars Rinkevics
Kryeministri i Zelandës së Re Christopher Luxon
Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf dhe Mbretëresha Silvia
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj./L.F-dritare.net

















