Na ndiqni edhe në

Bota

IDF: Sulmet në Teheran shënjestruan figura të larta politike dhe të sigurisë iraniane

IDF: Sulmet në Teheran shënjestruan figura të larta politike dhe

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defense Forces (IDF)) kanë deklaruar se sulmet e kryera në Teheran kishin në shënjestër vende ku ishin mbledhur figura të larta politike dhe të sigurisë së Iranit.

Sipas një njoftimi zyrtar të IDF-së, operacioni ishte përgatitur prej muajsh, në kuadër të një plani të detajuar dhe të koordinuar. Agjencia e inteligjencës ushtarake izraelite kishte përqendruar përpjekjet e saj në mbledhjen e informacionit dhe në krijimin e kushteve për të shfrytëzuar një moment të favorshëm, konkretisht kur elita drejtuese iraniane do të ishte e grumbulluar në të njëjtin vend.


Në deklaratë theksohet gjithashtu se zgjedhja për të goditur në orët e mëngjesit dhe jo gjatë natës siç ndodh zakonisht në operacione të tilla, kishte për qëllim arritjen e një “surprize taktike”. Sipas IDF-së, kjo kohëzgjatje u konsiderua më efektive për të kapur objektivat në momentin e planifikuar.

Aktualisht, IDF-ja po vlerëson rezultatet e sulmit dhe ndikimin e tij, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen të ditura në vijim./K.C/dritare.net